Interi, finalisti i dobët i Champions-it? Gazetari italian i frymëzon zikaltrit me dy precedentët e paharrueshëm historikë…

6 Qershor 2023
12:00
Alfred Lleshi
back button

Manchester City, favorit ndaj Interit për të fituar Ligën e Kampionëve? Në një artikull për “Gazzetta dello Sport”, gazetari Alberto Cerruti shkruan: “Fatmirësisht për zikaltrit, historia e garave ndërkombëtare na mëson se ndonjëherë rezultati përmbyset në fushë.

Manchester City me të vërtetë di diçka për këtë, e provoi edhe dy vite më parë. Ishte kampion i Anglisë dhe më pas u mund në finalen e Champions League nga Chelsea, i renditur i katërti në Premier League dhe i ndarë me 19 pikë nga kreu”.

Cerruti vijon me shembuj të tjerë, që kanë të bëjnë me Milanin dhe Interin: “Precedenti më i bujshëm, me kundërshtar Guardiolën, ka të bëjë me 18 majin 1994. Në Athinë, Barcelona e Krujfit ishte favoritja e madhe, por në vend të kësaj ajo ndeshje ishte kryevepra e Milanit të Fabio Capellos.

Kanë kaluar 30 vite, pothuajse gjysma e atyre që nga triumfi i parë dhe i paharrueshëm evropian i Interit. Më 27 maj 1964, zikaltrit shkonin si finalistët e dobët përballë Real Madridit të madh, por Herrera, si një ‘magjistar’, – përfundon Cerruti, – e përmbysi parashikimin 31, falë golave të shënuar nga Mazzola dhe Milani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit