“Interi fiton dy trofe”, – Mourino ngre në qiell zikaltrit dhe “thumbon” Conten

18 Janar 2020
11:36
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, ka folur për ish-ekipin e tij, Interin. Portugezi nuk ka lënë pa përmendur faktin se ka ende një dashuri të madhe për zikaltrit, por pranon se nuk ka më asgjë që e lidh me atë skuadër. “The Special One”, një idhull për tifozët e Interit, ka folur në lidhje me Conten dhe thekson se ka një ekip fantastik. 

“Interi duket shumë mirë. Ata thuajse kanë dy ekipe. Conte po përpiqet të fitojë kampionatin dhe Europa Leaguen. Në këto momente, ekipi duket fantastik”, – tha fillimisht ish-trajneri i Interit. Portugezi ka fituar tripletën në krye të italianëve kur në krye të klubit ishte Moratti. Conte mund të fitojë dy trofe sipas teknikut të “Spursave” dhe i duket fantastike një arritje të tillë duke treguar indirekt diferencën e madhe mes tyre.  

“Nuk është Interi im. Interi im ishte Interi i Morattit. Nuk kam më kontakte me njerëzit që janë atje dhe nuk kam të bëj me ta. Nuk ka ndryshuar asgjë në ndjenjat e mia për Interin, nuk është situata si me lojtarët që mund të ndryshojnë ndjenjat e tyre për klubin dhe fansat, nuk ka shans të ndodhë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit