Interi frymëzohet nga sezoni pas tripletës, gati ndryshimi i fanellës

13 Shkurt 2020
14:33
Alfred Lleshi
back button

Fanella (bluza) e Interit për sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë. Vijat e drejta (vertikale) pritet të bëhen zigzage (në ngjyrë të zezë) në një sfond blu. Sipas “Footyheadlines”, një sit i specializuar, klubi nga “San Siro” vendosi të frymëzohej nga fanella e periudhës 2010-2011, pas tripletës, kur Interi fitoi Superkupën e Italisë, Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Italisë. Vendimi përfundimtar për këtë ndryshim nuk është zyrtarizuar ende nga klubi. Pra, për të qenë të sigurt, do të duhet të presin për prezantimin zyrtar të unfirmës së re në maj të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit