Interi gjen sulmuesin, një “Lautaro 2” për Conten

31 Maj 2020
18:23
Telesport
back button

Interi po mendon për të gjetur zëvendësuesin e Lautaro Martinezit që është një hap larg Barcelonës dhe duket se ia kanë arritur qëllimit. Drejtuesit zikaltër duan të besojnë sërish se mund të gjejnë zëvendësuesin e tij në Argjentinë.

Emri që flitet se mund t’u bashkohet atyre është ai i Adolfo Gaich. Sulmuesi 21-vjeçar luan me San Lorenzon dhe ka një klauzolë lirimi për 15 milionë euro. Gaich po luan rregullisht dhe shënon, pasi këtë sezon në 12 ndeshje ka shënuar 5 gola, nga të cilat 7 i ka nisur si titullar.

Edicionin e kaluar, Gaich shënoi 2 gola në 11 ndeshje. Statistikat nuk janë entuziaste, por sërish Interi mund të tundohet nga basti i fituar me Lautaron. Conte e do me patjetër një sulmues tjetër, pasi nuk do të varet vetëm te Lukaku.

Image

Lajme të tjera

Lajmet e fundit