Interi humb Kumbullën, Tare me plan gjenial për futbollistin!

17 Maj 2020
14:30
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Hellas veronës. Vera duket se do ta gjejë me destinacion të ri. Shumë klube duan të arrijnë te shqiptari.

I fundit që është futur në garë është Lazio. Drejtori sportiv, Igli Tare, e do me patjetër mbrojtësin e ri. Ai ka nisur kontaktet me Kumbullën dhe fakti që është shqiptar e ndihmon jo pak.

Interi mendohej se e donte me patjetër Kumbullën, por emri i Vertonghen po përflitet shumë. Mbrojtësi shqiptar nuk do të mbetet në stol. Ai dëshiron që të marrë minuta të mjaftueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit