Interi humbet sërish terren, Lecce i merr pikë (VIDEO)

19 Janar 2020
17:03
back button

Vjen barazimi i dytë radhazi për Interin dhe këtë herë, pas Atalantas, është Leçe ajo që merr një pikë ndaj zikaltërve. Meritë e skuadrës së Liveranit që në pjesën e dytë pas golit të pësuar nga Bastoni, reagoi me Mancosu dhe madje iu afrua edhe golit të dytë me Falco (u ndal nga shtylla).

Skuadra e Contes dominoi në pjesën e parë dhe Brozovic goditi shtyllën, teksa pati edhe polemika në fund të 45′ e para me një penallti të akorduar për prekje me dorë të Sensit dhe më pas të anuluar nga VAR. Interi shkon 47 pikë dhe në vend të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit