Interi “i jep duart” Skriniar, Conte ka gjetur edhe zëvendësuesin nëse shitet sllovaku!

12 Gusht 2020
13:13
Telesport
back button

Interi vazhdon të punojë sa i përket merkatos për sezonin 2020-21 edhe pse vëmendja maksimale tani është te Europa League dhe fakti që janë në gjysmëfinale.

Antonio Conte kërkon nga klubi afrime të tjera por edhe largime nëse do të krijohej mundësia ideale dhe do të vinin ofertat e duhura. Mes tyre, Milan Skriniar, të cilit i ka rënë goxha vlera me modulin me 3 mbrojtës. Sllovaku, që dikur vlente 70 mln euro, tani ka rënë në 30-40 mln euro.

Inter, idea Smalling: il punto | Mercato | Calciomercato.com

Manchester City e ka ndjekur gjatë dhe shumë, aq sa Guardiola ka dërguar shpesh mbikqyrës të merkatos për ta parë në aksion. Dhe, nëse Skriniar do të shitej, atëherë alternativa te Interi do të ishte Chris Smalling, që tashmë e njeh Serie A pas aventurës te Roma. Vlera e tij është rreth 20 mln euro bashkë me bonuse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit