Interi, ideja e fundit për mesfushën. Sakrifikohet Vidal për ish-regjisorin e Juves

25 Korrik 2021
15:10
Alfred Lleshi
back button

Është kuptuar prej disa kohësh që fati i Miralem Pjanic qëndron shumë larg Barcelonës. Shumë larg nga Koeman, si “tepricë” e planeve të trajnerit holandezit për sezonin e ri. Me pak fjalë, nuk ka kohë për mendime të dyta. Blaugranat nuk duan ta paguajnë sa “qimet e kokës” duke qëndruar në stol boshnjakun.

Kjo është arsyeja pse klubi katalanas po mendon për zgjidhje alternative. PSG është gjithmonë i interesuar, por rruga më pak e vështirë e çon në Itali mesfushorin krijues. Prej disa kohësh flitet për kthimin te Juventusi. Mirëpo, paga e rëndë peshon: 7 milionë neto në sezon. Një shifër që pothuajse askush në Serie A nuk mund ta përballojë tani.

Thuhet se mesfushori i Barçës është madje i gatshëm të shkurtojë pagën e tij në mënyrë që të luajë rregullisht. Kjo është arsyeja pse shumë ekipe po përpiqen ta marrin. Pra, PSG, Juventusi dhe tani Interi, me zikaltrit që i bashkohen “ankandit” për boshnjakun.  Shtypi spanjoll e shkruan këtë, megjithatë, duke mos dhënë detaje të mëdha.

Sigurisht, një lojtar me cilësitë e Miralem do t’iu pëlqente të gjithëve. Për të arritur te Pjanic, zikaltrit do të duhet të heqin qafe Arturo Vidal, duke pasur parasysh pagën dhe performancën e sezonit të kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit