Interi indinjohet me Vidal! Merr vendim mbi kilenin, që mund ta pësojë keq edhe nga UEFA

26 Nëntor 2020
13:20
Telesport
back button

Naiviteti, dëbimi, disfata dhe tani dënimi. Arturo Vidal do të gjobitet nga Interi pasi mori një karton të verdhë të dyfishtë në më pak se një minutë kundër Real Madrid, një të kuqe që e kishte komplikuar mbrëmjen tashmë të vështirë të zikaltërve në Ligën e Kampionëve dhe e cila, sipas Gazzetta dello Sport, gjithashtu do të sanksionohet për një sinjal lojtarit si dhe dhomës së zhveshjes.

Mbrëmë Vidal kishte postuar në Instagram një foto me një “emoji” të zemëruar për të dëshmuar gjendjen e tij shpirtërore.

I zemëruar me vendimin e gjyqtarit për ta përjashtuar atë dhe, mbase, edhe për veten e tij.

Mundësia për të komentuar u bllokua, mbase sepse ai kishte parë zemërimin e tifozëve zikaltërve dhe donte të shmangte të sharat dhe kritikat e ashpra.

Por, nuk mbaron me kaq. Vidal mund të marrë një dënim më të gjatë se një ndeshje jashtë. Në fakt, për ndonjë fjalë më tepër gjyqtarit, mund të dënohet nga 2 deri në 3 ndeshje, duke humbur Champions!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit