Interi ka gati rotacionin. Taremi në kërkim të golit të parë “italian”, Martinez pret debutimin, rebusi Asllani…

2 Nëntor 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

Rotacioni prek Mehdi Taremin. Përveç rasteve të papritura, ndërrimi i arsyetuar i formacionit të Interit për ndeshjen e radhës në Serie A do të fillojë me sulmuesin iranian. Ish-lojtari i Portos do të lejojë të “marrë frymë” Marcus Thuram.

Për Taremi, nëse do të konfirmohet si startues ndaj Venezia, do të jetë ndeshja e dytë si titullar në kampionatin e Serie A. Tani pritet ndonjë mesazh i tij për Inzaghin, përmes fushës së blertë. Ai tashmë ka shënuar një gol dhe dhënë dy asiste, në Champions League kundër Crvena Zvezda.

Nëse sulmuesi iranian dëshiron të zhbllokohet në Serie A, një portier mund të debutojë. Zgjedhja ende nuk është bërë, por Josep Martinez nuk ka qenë kurrë kaq pranë stolit, të paktën për një natë, titullar në vend të Yann Somer.

I ardhur në Milano nga Genoa për 13.5 milionë euro, plus bonuse, spanjolli deri më tani ka qenë gjithmonë në rolin e “spektatorit”. Një situatë e pritshme, pasi roli i tij ishte qartazi i dyti, pas zviceranit. Por, pa përsëritur skemën Handanovic-Onana të dy sezoneve më parë, Martinez pritet të luajë një rol më të lartë zëvendësi se ai që luajti Audero sezonin e kaluar.

“Puzzle”, edhe pse situata duket mjaft e qartë, lidhet me Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar, zëvendës i Calhanoglu, ka disa ditë që po stërvitet me grupin, pas rikuperimit nga ndrydhja e gjurit. Ai ishte i disponueshëm kundër Juventusit dhe Empolit, por nuk pati mundësi të dilte në fushë.

Asnjë polemikë, disponueshmëria ishte e vërtetë, Asllani iu përgjigj thirrjes së trajnerit, por siç tha Inzaghi pas Juventusit, nuk ishte rasti ta rrezikonte shqiptarin. Shumë varet nga dhimbja e perceptuar; nëse Asllani jep përgjigje pozitive sot, ai mund të luajë titullar. Kjo nuk është aq e sigurt, gjithsesi. Besueshmëria e Barella dhe Zielinski mund ta shtyjë Inzaghin të mos e preferojë ende shqiptarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit