Interi kërkon mesfushorin që po shkëlqen në Serie A, ofron Nainggolan në shkëmbim!

13 Nëntor 2019
18:11
back button

Forma fantastike që po kalon Radja Nainggolan me Cagliarin, duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje Interit, pasi nuk e ka në mend që ta rikthejë mesfushorin në “San Siro”.

Belgu është i huazuar te Cagliari dhe në fund të sezonit duhet të kthehet tek Inter, por këta të fundit kanë një plan dhe duan ta përdorin Nainggolan si kartën për të arritur te Nahitan Nandez. Pikërisht ky i fundit po shkëlqen me ekipin nga Sardenja dhe ka zgjuar interesin e shumë klubeve.

Sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat italiane, Inter ka gati ofertën për Cagliarin, madje që në muajin janar, ku do të ofrojë në shkëmbim, kartonin e Radja Nainggolan, që është një ndër lojtarët më të dashur në Sardenjë.

Nandez u ble nga Cagliari verën që lamë pas, teksa u mor nga Boca Juniors. Uruguaiani është përshtatur mjaft mirë me futbollin italian dhe deri më tani ka qenë një ndër më të rëndësishmit për ekipin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit