Interi kryeson Serie A, por Allegri merr “medaljen” e nëntorit 2023

5 Dhjetor 2023
15:01
Alfred Lleshi
back button

Massimiliano Allegri është trajneri më i mirë në Serie A. Të paktën në raport me muajin nëntor, duke pasur parasysh çmimin që liga italiane e futbollit i ka dhënë trajnerit të Juventusit. Falë progresit të madh të “Zonjës së Vjetër”, duke luftuar sërish për të fituar titullin, Allegri u votua si trajneri më i mirë i muajit nëntor 2023, duke pasuar kështu rivalin e tij për titull, Simone Inzaghi, me të cilin barazoi 1-1 në derbin e Italisë, dy ndeshje më parë.

Në përgjithësi, janë marrë në konsideratë ndeshjet nga java e 11-të deri në atë të 13-të të Serie A në këtë vlerësim, në të cilat Juventusi fitoi ndaj Fiorentinës dhe Cagliarit, barazoi kundër Interit në ndeshjen e madhe të lartpërmendur, ku Vlahovic dhe Lautaro gjetën rrugën e golit për rezultatin përfundimtar. Çmimi për trajnerin më të mirë mujor në Serie A votohet nga një juri e përbërë prej drejtorëve të gazetave sportive.

KUSH E FITOI ÇMIMIN NË SEZONIN 2023-2024

Gusht: Michele D’Aversa

Shtator: Alessio Dionisi

Tetor: Simone Inzaghi

Nëntor: Max Allegri

Lajme të tjera

Lajmet e fundit