Interi me 20 golashënues sezonalë, më shumë se çdo ekip në “top 5” ligat e Evropës

20 Janar 2022
14:54
Alfred Lleshi
back button

Me golat e Ranocchia dhe Sensi, shënuar mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë ndaj Empolit, Interi e ka rritur listën e golashënuesve në 20, më shumë se çdo ekip tjetër në pesë ligat kryesore evropiane, duke marrë parasysh të gjitha garat. Pra, te zikaltrit shënojnë të gjithë, jo vetëm sulmuesit.

Golat e Lukakut, që iku verën e kaluar te Chelsea, po kompensohen nga shumë lojtarë të tjerë. Meritë kjo e qasjes taktike të trajnerit Inzaghi, por edhe edhe grupit të lojtarëve që ka në dispozicion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit