Interi merr ofertën e PSG për Icardi; 50 milionë plus bonuse

22 Maj 2020
12:52
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Mauro Icardi duhet ende të shkruhet. Bomberi argjentinas, pas muajve të trazuar, në të cilët u vendos ndërprerja e kontratës me Interin, u transferu te PSG verën e kaluar me formulën e huazimit, por edhe të blerjes përfundimtare.

Sezoni i tij i parë në Francë ishte më se pozitiv, duke pasur parasysh se ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje të Ligue 1, të cilëve iu duhen shtuar 3 të tjerë në dy ndeshje të Kupës së Ligës dhe 5 gola në 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse nuk ka siguruar një rol titullari të palëvizshëm, bomberi argjentinas e konfirmoi veten si lojtar “vdekjeprurës” edhe me PSG-në, gjithashtu dhe mbi të gjitha në sfidat vendimtare. Kjo duket se e ka bindur klubin transalpin të paraqesë një ofertë të parë tek Interi për blerje përfundimtare.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, shifra e vendosur në tryezën zikaltër është 50 milionë euro, të cilës duhet t’i shtohen edhe 10 milionë të tjera bonuse. Një shumë e qartë, por ende më pak se 70 milionë, sa është opsioni i huazimit, që do të skadojë më 31 maj.

Nëse një marrëveshje nuk është gjetur deri në atë datë, të gjitha kushtet e operacionit duhet të rishikohen. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që, nëse ekziston edhe miratimi i lojtarit, skadimi i opsionit në favor të parizienëve mund të shtyhet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit