Interi në alarm; Arturo Vidal dhe Aléxis Sánchez futen në karantinë

22 Tetor 2020
12:41
Alfred Lleshi
back button

Arturo Vidal dhe Aléxis Sánchez, dy kilianët e Intert, do të qëndrojnë të izoluar deri në momentin kur të marrin rezultatet e testeve PCR, që janë kryer për ta. Të dy lojtarët kishin kontakte të drejtpërdrejta me mbrojtësin Achraf Hakimi, i cili ka rezultuar pozitiv. Sipas “Mega”, mesfushori dhe sulmuesi amerikano-jugor janë në karantinë, në pritje të rezultateve të testeve. Nëse tamponët rezultojnë negativë, atëherë mund të dalin nga izolimi.

“Ky është një informacion ekskluziv: Alexis Sánchez dhe Arturo Vidal janë në karantinë parandaluese, pasi kanë pasur kontakte të ngushta me Hakimi, i cili është diagnostikuar me Covid-19”, – paralajmëroi Rodrigo Sepúlveda në gazetën “Mega”.

Tani të gjithë janë duke pritur në ankth përgjigjet e tamponëve. Nëse dy lojtarët kilianë dalin pozitivë në testin PCR, atëherë prania e tyre në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve komplikohet seriozisht. Protokollet e UEFA-s detyrojnë karantinën 14-ditore përpara marrjes së “ok” për të luajtur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose kompeticione të tjera europiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit