Interi në hall, gjykata e Pekinit ngrin 5.8% të aksioneve të Jindong Zhang te Suning!

16 Qershor 2021
15:13
Telesport
back button

Një lajm i keq për Suning, filiali kryesor i Suning Holdings Group, i cili gjithashtu përfshin Interin.

Sipas medias kineze Caixin, një gjykatë e Pekinit do të kishte ngrirë 540.2 milion euro aksione, e barabartë me 5.8 përqind të totalit të kompanisë, por mbi të gjitha më shumë se një e katërta e aksioneve totale të mbajtura nga themeluesi Jindong Zhang.

Ai zotëron 21 përqind të aksioneve. Me një njoftim për shtyp, kompania do të kishte njoftuar se ky vendim nuk do të ketë ndikime negative në të ardhmen e kompanisë; megjithatë Titan Sport Plus vëren se aksionet e Suning, të listuara në Bursën e Shenzhen, kanë pësuar një kolaps të vërtetë në tregun e aksioneve…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit