Interi në krizë, por Conte merr lajmin e bukur përpara ndeshjes me Sassuolo

26 Nëntor 2020
16:18
Telesport
back button

Lajm i mirë për Interin. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Marcelo Brozovic u testua negativisht në tamponin e kryer këtë mëngjes.

Si rezultat, mesfushori kroat mund të jetë në fushë për ndeshjen kundër Sassuolo.

Zikaltërit do të provojnë veten me hirushen e kampionatit, që ndodhet vetëm pas Milanit në renditje dhe ka grumbulluar në 8 javë 18 pikë, me një mesatare të frikshme.

Brozovic është tepër i rëndësishëm për mekanizmat e mesfushës zikaltër. Ai u infektua gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar të Kroacisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit