Interi në panik, Lukaku vlen sa qimet e kokës

16 Korrik 2019
10:44
back button

Interi ka bërë premtime të mëdha, por realiteti është që në këtë moment ka vetëm një sulmues në ekip dhe ai është i riu Gheorghe Puscas, talent i madh, por zor se Antonio Conte i jep besim si titullar për sezonin e ardhshëm.

Synimi madhor i zikaltërve ka qenë prej muajsh Romelu Lukaku, por të bësh biznes me Manchester United është një mision shumë i vështirë, sa për faktin se anglezët nuk kanë probleme financiare, aq edhe për arsye se Lukaku do linte një gropë të madhe në Manchester, aty ku drejtuesit nuk duken të zotë ta mbushin këtë verë.

Icardi është refuzuar nga United, që kërkon 80 milionë euro për sulmuesin belg dhe asnjë lojtar tjetër në marrëveshje, ndaj Interi është në panik, duke qenë se nuk paguan dot aq shumë në këtë moment dhe është refuzuar edhe oferta për huazim dy-vjeçar, me detyrim blerjeje.

Problem për Interin është edhe plani B, Edin Dzeko, sepse boshnjaku është lodhur së qeni alternativa  Lukakut dhe po mendon të qëndrojë te Roma, aty ku e konsiderojnë ende lojtar të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit