Interi nis kontaktet me Chelsea, Conte gati të marrë një tjetër përforcim nga Premier League!

8 Nëntor 2019
15:49
back button

Interi nuk kërkon të humbasë kohë dhe ka nisur punën që tani për objektivat e merkatos së janarit. Një nga emrat e preferuar nga trajneri Conte është Olivier Giroud, me francezin që nuk është i kënaqur me hapësirat që ka te Chelsea këtë sezon.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Beppe Marotta, i cili duket se ka nisur kontaktet me londinezët për një transferim të sulmuesit francez në “San Siro” në muajin janar.

Giroud shihet si zëvendësuesi ideal për Romelu Lukakun, por mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja. Chelsea e bleu sulmuesin francez në janarin e vitit 2018 për shifrën e 17 milionë eurove nga Arsenal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit