Interi nuk dorëzohet për titullin: Besojmë deri në minutën e fundit…

16 Maj 2022
12:45
Alfred Lleshi
back button

Me fitoren 3-1 në Cagliari, Interi mban gjallë garën e titullit për 90 minutat e fundit të këtij kampionati. Gjithsesi, për të arritur titullin, përveç fitores në shtëpi ndaj Sampdorias (tashmë e shpëtuar), do të duhet edhe disfata e njëkohshme e Milanit në Reggio Emilia ndaj Sassuolo. Kjo e fundit është pa objektiva të veçanta klasifikimi.

Lejmotivit virtual të inicuar nga D’Ambrosio “besojmë, deri në minutën e fundit” i është përgjigjur shpejt Roberto Gagliardini me “të bashkuar deri në frymën e fundit”. Një Inter që thjesht nuk dëshiron të dorëzohet dhe karikon veten në rrjetet sociale me kushtrimin “besojmë”.

Mbrojtësi holandez Stefan de Vrij analizoi ndeshjen e mbrëmshme: “Performancë e shkëlqyer e ekipit. Tani pak pushim, pastaj gati për ndeshjen e fundit të kampionatit”. Slogani përforcohet nga Alessandro Bastoni: “Të vazhdojmë të ëndërrojmë!”

DUETI INTER-INZAGHI
Nëse, siç duket tani, titulli do të shkonte te Milani, shumë, veçanërisht në mesin e tifozëve zikaltër, mund ta drejtonin gishtin nga Simone Inzaghi. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, trajneri ka bërë gjëra të mëdha.

Ai e udhëhoqi Interin në fazën eliminatore të Champions League dhe në vitin e parë fitoi dy trofe; duke mposhtur Juventusin në të dyja rastet. Dhe, një faktor që nuk duhet nënvlerësuar, atij iu desh të përballej me një demontim të rëndë gjatë verës, duke humbur tre lojtarë kyç. Megjithatë, për ta shpërblyer nuk ka vetëm logjikë apo sens të përbashkët, por edhe matematikë.

Në fakt, duke marrë parasysh të gjitha garat, Simone Inzaghi është aktualisht trajneri me mesataren më të mirë të pikëve ndonjëherë tek Interi. Për momentin, ish-trajneri i Lazio ka mesatarisht 2.14 pikë për ndeshje, ndërsa dy “përbindësha të shenjtë” si Mourinho dhe Conte ndalen në 2.12 dhe 2.11 pikë për ndeshje, respektivisht.

Jo keq për një trajner të ri që po debuton në një stol të rëndë. Pra, Inzaghi nuk dështon pa fitimin e titullit, përkundrazi: ka bërë gjëra të mëdha. Në stadiumin e tij të vjetër, Inzaghi fitoi trofeun e dytë në stolin e Interit. Jo gjithçka e zakonshme për të gjithë: në të kaluarën, vetëm Rafa Benitez pati sukses në 2010-2011 (Superkupa dhe Botërori për Klube, me Kupën e Italisë të fituar nga Leonardo) dhe José Mourinho në 2007-2008 (titulli dhe Kupa e Italisë).

Inzaghi, i dyti në renditjen e ligës me -2 pikë nga Milani, ka shansin të jetë trajneri i parë në historinë e Interit që fiton tre trofe si debutues. Interi do të përpiqet, por kuqezinjtë padyshim që vazhdojnë të jenë favoritë, 90 minuta nga fundi i kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit