Interi nuk dorëzohet, tifozët presin mrekullinë e Scudettos duke mbushur San Siro-n. Por ekziston një skenar i hidhur

16 Maj 2022
21:40
Telesport
back button

“Do të jetë një javë e fundit e hapur në të gjitha frontet, besoj se të gjithë do të argëtohen. Në Udine dhe Cagliari jemi përballur në transfertë me dy skuadra të vështira duke luajtur pas Milanit dhe megjithatë kemi fituar.

Duam të luajmë shanset tona deri në fund. Duhet një fitore e jona dhe një humbje e Milanit. Unë e kam fituar një titull kur isha dy pikë pas Juventusit, por ata humbën ndaj Perugias. Në futboll nuk duhet kurrë të dorëzohesh, këtë gjë e kemi treguar gjithmonë”.
Simone Inzaghi ka treguar rrugen e besimit. Zikaltërit të dielën do të jenë përkrah Interin në ndeshjen ndaj Sampdorias, duke ëndërruar mrekullinë e Scudettos dhe përmbysjen historike të ditës së fundit e cila është e lidhur edhe me ndeshjen Sassuolo-Milan.

Të gjitha biletat janë blerë nga tifozët e Interit, të cilët kanë kthyer stadiumin në një “ferr” të vërtetë për Sampdorian e cila do të jetë mike. Ndeshja do të jetë vendimtare për të dyja ekipet e Milanos, ku Interi luan për fitore, ndërsa Milani do mjaftohej edhe me një barazim për të ngritur trofeun e Serie A.

Por ka nga ata që besojnë ende në përmbysjen historike të titullit kampion në ndeshjen e fundit të sezonit, dhe për këtë gjë do duhet të presim deri të dielën për ta mësuar. Te dy ndeshjet do te luhen ne oren 18:00…

Ekziston skenari qe nese Milani shpallet kampion, te zaptoje San Siro-n per ta festuar aty. Pikerisht pasi Interi te braktise stadiumin. Kjo do te ishte edhe nje hidherim me i madh per zikalterit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit