INTERI NUK VDES KURRË!!! Një orë fatale përmbyset nga 30 minuta super. Big Rom tërheq ekipin te fitorja (VIDEO)

22 Nëntor 2020
17:09
Telesport
back button

Zikaltërit bashkojnë një paraqitje jo edhe fort të mirë për 1 orë lojë me një paraqitje të mbushur me zemëratë dhe vendosmëri për pjesën tjetër.

Askush nuk mund të besonte që deri në minutën e 55 të pjesës së dytë, Torino do të ishte dukë udhëhequr 2-0 në “San Siro”. Pa Giampaolo në stol, ekipi granata realizon në fund të pjesës së parë me anë të Zaza, që mori vendin e Belottit sot, ndërsa në të dytën vjen penalltia e shkaktuar nga Young.

 

Ish-futbollisti i Interit, Ansaldi, realizon edhe golin e dytë. Duket fillimi i fundit për djemtë e Contes, por aty nis edhe rimëkëmbja dhe përmbysja e madhe, sepse në xhiron e 3 minutave, djemtë zikaltër gjejnë golin e parë me anë të Sanchez dhe të dytin me Lukakun duke çuar shifrat në 2-2.

Sikur të mos mjaftonte, vjen penalltia e fituar nga Hakimi në sajë edhe të VAR në të 84 dhe Lukaku nuk fal nga pika e bardhë për 3-2. Në fund, ka gëzim edhe për Lautaro Martinez, që i shërbyer nga Lukaku perfket brenda zone nuk fal dhe mbyll pokerin në një pasdite të çmendur!

Skuadra e Contes ngjitet në 15 pikë në renditje dhe nuk humbet terren.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit