Interi pa frena në merkato, Conte po studion 3 yjet e Serie A

24 Shkurt 2020
19:16
Eraldo Harlicaj
back button

Afrimi i Antonio Contes ishte goditja më e madhe për skuadrën e Interit. Ai ka gjetur rrugën e duhur për ringritjen e skuadrës, por nga krahu tjetër janë dhe drejtuesit që nuk po i lënë asgjë mangut. Ekipi italian mund të përforcohet që në verë me 3 futbollistë të rëndësishëm, piketat janë vendosur. 

Emri i parë që kërkohet nga Conte është ai i Gaetano Castrovillit. Mesfushori 23-vjeçar po bën paraqitje shumë të mira me Fiorentinën dhe në 23 ndeshje i ka luajtur të gjitha si titullar. Conte pëlqen karakteristikat e lojtarit interesant. 

Nuk mund të mungonte në këtë listë dhe emri i Sandro Tonalit. 19-vjeçari i Brescias është zbulimi i sezonit dhe shumë klube e duan në skuadër. Interi nuk mbetet pas me teknikun Conte që po e vëzhgon djaloshin e ri prej kohësh. Emri i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është ai i Lorenzo Pellegrinit. 23-vjeçari mbetet një pikë kyçe e Romës dhe paraqitjet e tij janë shumë të mira. Conte e do në skuadër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit