“Interi pagoi 40 mln euro për mua, pastaj…”, dështaku Joao Mario kthehet të vjellë vrer!

23 Shkurt 2020
17:59
back button

Kur u transferua te Interi pas super Europianit me Portugalinë, u mendua si një nga ato goditje që do të ndryshonin historinë, por në të vërtetë Joao Mario u largua si dështak nga “San Siro” dhe Milano, ndërsa tani është duke gjetur veten në Moskë te Lokomotiv! Në Rusi ka gjetur buzëqeshjen dhe kthehet të flasë për aventurën në Itali (u pagua 40 mln euro nga Interi).

Për “A Bola”, Joao Mario tregon edhe “ferrin” që kaloi kur erdhi Conte, përpara se të largohej në formë huazimi. “Kisha kontratë të mirë sa i përket aspektit financiar, por stërvitesha bashkë me Icardin, të diferencuar nga grupi. Trajneri nuk më fuste as edhe në ndeshje miqësore…”.

“Ndonjëherë pyes veten se si është e mundur që një klub që paguan 40 mln euro dhe investon goxha për një futbollist më pas ta trajtojë si një fëmijë i ekipit B apo të rinjve. Gjeta një klub keq se sa Sporting Lisbona, ku kishte konfuzion, ndërroheshin trajnerë dhe sezoni u përgatit si mos më keq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit