Interi pendohet për Icardin, statistikat e sulmuesit i mbyllin gojën Contes

12 Dhjetor 2019
16:27
Eraldo Harlicaj
back button

Interi dhe Antonio Conte mund të jenë penduar për sulmuesin Mauro Icardi. Argjentinasi është një ndër më të mirët në planet dhe statistikat e tij janë të frikshme. Zikaltrit nuk kaluan dot grupin, ndërsa Icardi është shënuesi më i mirë në top 5 ligat e Europës, ndryshe nga Lukaku, apo Lautaro që nuk janë as në 10 më të mirët. 

Icardi kryeson listën e lojtarëve që shënojnë me më pak prekje topi. Ai ka arritur të dërgojë topin në rrjetë pas çdo 17.57 prekjesh. Vendi i dytë mbahet nga Jamie Vardy me një mesatare prej 22 prekjesh. Lazio mund të nderohet me podiumin e Ciro Immobiles me 32.82 prekje. Pjesë e listës nuk janë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. 

Alcacer i Dortmundit mban vendin e kartët dhe mban pas vetes Agueron. Talenti i Chelseat Tammy Abraham nuk mund të mungonte pas sezonit fantastik që po kalon. Ai ka mbajtur pas vetes Lwandowskin dhe Milik. Vendi i 9-të shkon për Roger Martin dhe mbyll renditjen Duvan Zapata i Atalantës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit