Interi pranon problemet ekonomike! “Por do ta mbështesim klubin”

14 Janar 2021
15:47
Telesport
back button

Interi pranon problemet ekonomike për shkak të pandemisë dhe në një farë mënyre konfirmon lajmet e fundit se janë ende rroga të pashlyera dhe sidomos se merkato nuk ka fonde për të kryer operacione (vetëm nëse shitet ose largohet dikush).

Diçka që si Marotta, ashtu edhe Conte, kishin konfirmuar.

Ultimo allenamento ad Appiano: con Conte ci sono Zhang, Marotta e Ausilio

Bordi i jashtëzakonshëm i Drejtorëve të Inter që u zhvillua sot, pas diskutimit, njoftoi për ANSA: “Bordi do të vazhdojë të mbështesë menaxhimin e korporatave në mënyrë që të garantojë stabilitetin operacional dhe sportiv të Klubit”, pavarësisht nga rënia e të ardhurave për shkak të pandemisë.

Kompania zikaltër e shpjegon këtë në një shënim pas mbledhjes së Bordit të mbajtur sot me videocall për një ekzaminim të trendit në gjysmën e parë dhe evolucionit të tij të parashikueshëm në gjysmën e dytë.

“Viti financiar 2020/2021 konfirmohet të ndikohet nga efektet e pandemisë Covid-19, me një tkurrje të të ardhurave”, vazhdon shënimi nga kompania.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit