Interi prezanton fanellën e dytë të sezonit të ri me një video drithëruese

26 Korrik 2021
14:04
Alfred Lleshi
back button

Inter, në bashkëpunim me “Nike”, zbuloi uniformën e dytë, për ndeshjet në transfertë, të sezonit 2021-2022. Edhe ky kit është në vazhdimësi me versionin “Home”, duke mbajtur në qendër logon e “Biscione”, që ndryshon lëkurën dhe feston identitetin e ri vizual të zikaltërve.

Grafikët e fanellës së dytë të re e shohin të bardhën si bazë për modelin e ri, me “gjarpërin” zikaltër të tërhequr me dorë, që kalon nëpër uniformë nga përpara deri pas. Pantallonat e shkurtra të bardha dhe çorapet e bardha kompletojnë kompletin. “Biscione” është gjithashtu në qendër të videos për lançimin e fanellës së re, publikuar sot në kanalet dixhitale të klubit.

Duke filluar nga Milano, vendet e ndryshme në botë janë ngjyrosur zikaltër dhe evokojnë historinë falë trajtimit grafik të videos. Video e tregon Interin si një ikonë të Milanos, por e njohur globalisht. Pra, rrit ndërkombëtarizmin e klubit dhe tifozëve të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit