Interi provon përsëri për Kessié, negociata të ndërlikuara me Milanin

7 Korrik 2020
9:55
Alfred Lleshi

Pas humbjes ndaj Bologna dhe veçanërisht fjalëve të Antonio Conte në dhomat e zhveshjes, është e qartë se skuadra zikaltër do të bëjë ndryshime të thella për sezonin e ardhshëm, ose të paktën ky duket se është qëllimi i klubit. Pas blerjes zyrtare të Hakimi, klubi dëshiron të forcojë repartin e mesfushës. Synimi i madh duket se është Tonali, por nuk do të jetë blerja e vetme në atë zonë të fushës.

Sipas “Sky Sport”, Franck Kessié kthehet në objektiv për Interin dhe Antonio Conte, pasi skuadra zikaltër e kishte provuar tashmë atë edhe në janar. Në merkaton e dimrit, Gagliardini ishte propozuar për Milanin si shkëmbim, por më pas gjërat nuk evoluan. Tani nuk ka gjasa që kuqezinjtë ta shesin Kessié te “kushërinjtë” e tyre. Një negociim mjaft i ndërlikuar, por një gjë është e sigurt: Kessie pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe menaxhmenti zikaltër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit