Interi rigjen Lukakun, belgu bashkohet me zikaltrit në stërvitje

26 Korrik 2021
9:20
Alfred Lleshi
back button

Pas pushimeve, është koha të kthehet në punë. Romelu Lukaku zbarkoi në Milano dje në mbrëmje dhe është gati të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi në përgatitjet parasezonale, në vigjilje të vitit të tij të tretë si lojtar i Interit.

Belgu i ka karikuar mirë bateritë me pushime dhe stërvitje individuale, pas përpjekjeve në “Euro 2020” me fanellën e Belgjikës. Një periudhë pushimi e merituar, para se të kthehet për t’u përqendruar te zikaltrit. Belgu, pasi vuri këmbët në kryeqytetin lombard, arriti në qendrën e trajnimit “Suning” për takimin e parë me trajnerin e ri.

Ish-sulmuesi i Manchester United është kthyer nga një sezon i mahnitshëm, që e ka zgjedhur atë si liderin kryesor të kampionatit të mbyllur me fitimin e titullit. Një “agjërim” që mori fund pas dhjetë vitesh te zikaltrit. Lukaku, si zakonisht, kontribuoi në kauzën trengjyrëshe me gola, “bukën” e tij autentike të përditshme.

24 gola në Serie A, 30 gola nëse numërimi shtrihet edhe në Champions dhe Kupën e Italisë. Dhe nëse shtohen 34 golat e vitit të mëparshëm, ato bëhen 64 të tillë në 95 ndeshje zyrtare. Një makinë autentike golash, që ka arritur shprehjen e saj maksimale të efektivitetit nën udhëzimin metodik të Antonio Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit