Interi rrit presionin për Kumbulla, Napoli dhe Lazio në “pritë”…

19 Shkurt 2020
11:36
Alfred Lleshi
back button

Sytë e Interit karshi Marash Kumbullës janë gjithnjë e më të vëmendshëm. Mbrojtësi shqiptar i Hellas Verona ka qenë prej kohësh në fokusin e zikaltërve, por në këtë fillim të vitit 2020, Marotta dhe Ausilio e rritën presionin e tyre, duke takuar agjentin e futbollistit, Gianni Vitali. Po kështu, kanë biseduar me klubin që zotëron kartonin e tij për 20-vjeçarin nga Peschiera del Garda. Siç shkruan “Corriere dello Sport”, gjithçka na shtyn të mendojmë se Interi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mos e humbur atë, edhe nëse konkurrenca që do të duhet të kapërcejë është e ashpër.

Kujdes nga gjermanët – Napoli ka punuar me insistim të madh për Kumbullën në javët e fundit. Presidenti De Laurentiis kishte arritur, gjithashtu, një marrëveshje me kolegun e tij verdheblu, Setti, mbi bazën e 21 milionë eurove, plus 4 milionë të tjera bonuse. Lojtari, megjithatë, nuk dha “dritë jeshile” për transferimin në “San Paolo”. Marrëveshja nuk është anashkaluar plotësisht, por të paktën ka ngrirë. Pas kësaj, klubi i Suning e ka takuar disa herë mjedisin rrethues të djaloshit të talentuar, duke ia bërë të qartë se në projektin e Conte do të kishte një rol të rëndësishëm. Duke pasur parasysh që Lazio dhe Fiorentina, gjithashtu, kanë provuar terrenin për lojtarin e kombëtares shqiptare, “kurthet” më të mëdha vijnë nga Bundesliga…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit