Interi shet Icardin te PSG, zbulohet klauzola anti-Juventus (detajet)

30 Maj 2020
12:32
Alfred Lleshi
back button

Mauro Icardi te PSG. Këtë herë jo i huazuar, por i transferuar plotësisht. Marrëveshja është arritur gjerësisht në orët e fundit, bazuar në 50 milionë euro, plus 8 të tjra bonuse. Për lumturinë e arkës zikaltër. Interi, pra, po përgatitet të përshëndetet një herë e përgjithmonë me ish-kapitenin e vet. Një negociatë e përcaktuar tani në tërësinë e saj që, sot do të përsoset në çdo detaj. Me pak fjalë, nuk ka më dyshime.

Një përfitim i madh financiar, që do t’i lejojë klubit lombard ta investojë menjëherë “thesarin” në objektiva të tjerë. E gjithë kjo, duke mbrojtur veten, nëse PSG do të ketë mendime të guximshme për ta shitur argjentinasin te bardhezinjtë, sikurse është përfolur. Nëse ndodh kështu, zikaltrit kanë specifikuar në marrëveshje me parizienët të drejtën e një bonusi të menjëhershëm prej 15 milionë euro.

Më mirë se kaq, duke marrë parasysh ndikimin e koronavirusit në merkato, vështirë se mund të kishte shkuar. Negociatë pozitive edhe për PSG, që në emër të “diplomacisë”, fitoi një zbritje të konsiderueshme të çmimit, nga 70 milionët e parashikuar fillimisht. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Interin, i cili shpejt zgjidhi një rast të mprehtë, që mund të kishte krijuar probleme (të reja) nga këndvështrimi i mediave. Dhe jo vetëm.

Juventusi, drejtpërdrejt dhe indirekt, humbi. Nuk është mister që, midis profileve të ndryshëm, të lakmuar për sulmin, bardhezinjtë nuk kanë ndalur kurrë së menduari për 27-vjeçarin nga Rosario. Kjo bëhet një rrugë e komplikuar tashmë, për shkak të klauzolës anti-Itali të Icardit, por gjithmonë për t’u monitoruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit