Interi shuan ëndrrën e Getafes, super Lukaku-Eriksen! United stërvitet me LASK (VIDEO)

5 Gusht 2020
22:54
Telesport
back button

Interi kalon provën e parë në Europa League dhe mund Getafen 2-0 duke siguruar biletën për në fazën e 1/8-ve të Europa League. Ndeshja e luajtur në Ventils Arena të Gelsenkirshenit (fushë neutrale) ka parë skuadrën e Contes agresive në pjesën e dytë, ndërsa pak në gjumë në 45’ e para.

Romelu Lukaku dhe Eriksen ishin autorët e golave, ndërsa ende jashtë forme u pa Lautaro Martinez. Bastoni me dy asist të jashtëzakonshëm, teksa për spanjollët ëndrra merr fund që kur Molina shpërdoroi nga pika e bardhë e penalltisë mundësinë për të barazuar shifrat dhe më pas pësoi golin e dytë nga danezi i sapofutur.

Tani zikaltërit janë në pritje të takimit të kundërshtarit tjetër, i cili me shumë mundësi do të jetë Bayer Leverkusen. Gjermanët do të luajnë nesër kundër Glasgow Rangers por do të fillojnë nga një avantazh i konsiderueshëm, duke pasur parasysh që në ndeshjen e parë, të luajtur në 12 Mars në Skoci, ata fituan 3-1.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United u stërvit ndaj LASK Linz, duke fituar 2-1 me golat e Lingard dhe Martial. Skuadra e Solskjaer kishte fituar 5-0 ndeshjen e vajtjes. “Djajtë” do të sfidojnë Kopenhagen me 10 gusht!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit