Interi si “kantier ndërtimi”, vlon merkatoja e verës. Emisarë të PSG për të “zhbllokuar” Skriniar

1 Korrik 2022
10:38
Alfred Lleshi
back button

Kontakte të vazhdueshme mes PSG dhe Interit për Milan Skriniar. Palët po përpiqen të mbyllin hendekun midis ofertës dhe kërkesës. Këtë e raporton “Sky Sport”. Klubi zikaltër pret një ofertë tjetër parizienëve, që arrin 70 milionë eurot e kërkuara.

PSG, gjithashtu dëshiron të përfshijë homologët teknikë në marrëveshje, por Interi nuk është i interesuar. Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i kampionëve francezë, Luis Campos, ka dërguar një emisar në Itali për të zhbllokuar negociatën e ngecur mbi mbrojtësin sllovak.

Nga ana e vet, Interi është gati të nisë sulmin ndaj Bremerit, me të cilin ka pasur një marrëveshje që nga janari i kaluar. Marrëveshja, raporton “Corriere dello Sport”, gjithashtu mund të zhbllokohet pavarësisht nga shitja e Skriniar. Çelësi mund të jetë Pinamonti, në radarët e Atalantës dhe Monzës.

Pas rikthimit zyrtar tek Interi, Romelu Lukaku ka vijuar me pushimet në Sardenjë. Sulmuesi belg ka reduktuar pushimet e tij dhe mund të jetë në Milano që më 9 korrik për të qenë në Pinetina një ditë më pas, në stërvitje me shokët.

Në fundjavë priten zyrtarizimet e dy përforcimeve të tjera të zikaltërve, André Onana dhe Henrikh Mkhitaryan, të cilët tashmë iu janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Për portierin kamerunas është gati kontrata 5-vjeçare me nga 3 milionë euro në sezon, ndërsa për mesfushorin armen, ish-i i Romës, 2 vite kontratë me nga 3.3 milionë euro neto në sezon, plus bonuse të lehta.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit