Interi, sot takim zyrtar për Dybala. 4 vite dhe pagë më e ulët se…; ja detajet e plota të ofertës zikaltër

26 Maj 2022
12:10
Alfred Lleshi
back button

Këto janë orë të rëndësishme për ndërtimin e Interit 2022-2023. Takimi i parë, si të thuash, zyrtar mes drejtuesve të zikaltërve dhe përfaqësuesve të Paulo Dybala pritet sot për të diskutuar kërkesat e lojtarit, ofertën e klubit dhe perspektivat për rekrutim.

“Joya”, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor me Juventusin, kishte rënë dakord tetorin e kaluar me bardhezinjtë rinovimin 8 milionë eurosh si pagë fikse, plus 2 milionë bonuse, ofertë që nuk u përsërit kurrë nga Juventusi, i cili zgjodhi rrugë të tjera. Interi synon të ofrojë një pagë 6 milionë euro, plus bonuse për 4 vitet e ardhshme, duke ia lënë të drejtat e imazhit tërësisht lojtarit.

Është e qartë se një kontakt i këtij lloji përshpejton shumë negociatat, që nuk kanë nisur kurrë zyrtarisht deri më tani, edhe pse Interi fillimisht duhet të jetë i sigurt për largimet e Vidal dhe Sanchez (të dy skadojnë më 2023, kanë paga 7 milionë euro) për të lehtësuar borderonë e rrogave.

Nga ana e tij, Dybala do të kishte njëfarë nxitimi dhe do të donte ta mbyllte sa më shpejt që të ishte e mundur në mënyrë që të përgatitej mendërisht për sfidën e re, me një sy në Kupën e Botës 2022. Argjentinasi do të jetë më i mirëprituri në kampin zikaltër. Kjo është arsyeja pse Jorge Antun pret lëvizjen e Marotta para se të thellojë diskurset e tjera.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit