Interin e pret një finale, por vetëm tre titullarë e dinë si fitohet

22 Maj 2019
22:57
Denis Hakanaj
back button

"Kundër Empoli-t do të jetë një finale". 

Fjalë të Luciano Spalletti-t, i cili ka filluar të mendojë për sfidën që vlen Championsi-n që nga e diela e kaluar, pas humbjes të pësuar në "San Paolo". Këto fjalë shkojnë përtej ndeshjes së sezonit të kaluar kundër Lazio-s, edhe ajo në javën e fundit të kampionatit. 

Po sa lojtarë të zikaltërve e kanë luajtur dhe fituar me të vërtetë një finale? Sa kanë shkuar përtej sfidës së vendosur nga Vecino 12 muaj më parë? 

Duke iu referuar titullarëve që Spalletti pritet të aktivizojë për të dielën e ardhshme. Vetëm tre prej tyre kanë arritur ta provojnë shijen e një trofeu të fituar pas një finaleje. Këtë herë nuk do të ketë një trofe në lojë, por për klubin fitorja e mundshme vlen 50 milionë euro të ardhura të sigurta. 

"EKSPERTËT" – Ivan Perisic, finalist bashkë me Brozovic në Kupën e Botës të luajtur dhe humbur me Kroacinë kundër Francës, ka fituar Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë me Wolfsburg-un.

Për të gjetur dy të tjerët duhet të zhvendosemi në mbrojtje: Asamoah ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë me Juventus-in dhe De Vrij ka ngritur Superkupën e Italisë me Lazio-n. 

Është edhe një i katërt, por që vlen deri diku: një Skriniar 16-vjeçar, i cili ka parë nga stoli finalen e Kupës së Sllovakisë të fituar nga Zilina e tij kundër Senica-s, në 2012-ën.                                     

Pjesa tjetër? Asgjë për Icardi-n, Nainggolan-in, Handanovic-in… Ndoshta do të duhet të kërkojnë ndonjë këshillë para ndeshjes së të dielës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit