“Interin e shoh mirë në Europë, Lukaku është i jashtëzakonshëm”

3 Gusht 2020
15:45
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello komentoi edhe skuadrat italiane në “Europa League”: “Interi më duket se është në gjendje të mirë dhe suksesi i Bergamos është motivues. Roma, gjithashtu, po funksionon mirë. Pas bllokimit të Covid-19, ajo e rifilloi keq, por në pesë ndeshjet e fundit është rikthyer te nivele të mira. Fonseca gjeti formulën më të mirë me një mbrojtje prej pesë lojtarësh”.

Ai ndalet te dy slumuesit, që mund të jenë pikat referuese të suksesit për të dyja skuadrat në fjalë: “Lukaku ka forcë të jashtëzakonshme fizike. Dzeko ka më shumë cilësi teknike dhe vizion të shkëlqyeshëm të lojës. A do të ndikojë shpërthimi i Contes në këtë javë delikate për Interin? Nga një këndvështrim konkurrues nuk mendoj se ka probleme. Nga një këndvështrim i korporatës, kjo do të varet nga pronari”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit