Interit i mjafton Darmian, në gjysmëfinale të Coppa Italia! Newcastle siguron finalen e Kupës së Ligës Angleze (PAMJET)

1 Shkurt 2023
0:20
Telesport
back button

Mjafton nje gol dhe Interi kalon me tej ne Kupen e Italise. Skuadra e Inzaghit, qe eshte edhe fituese ne fuqi e trofeut ne fjale, ka mundur te kaloje edhe pengesen e radhes (Atalanta) ne San Siro, aty ku do te prese Milanin ne derbin e dites se diele. Pasi fitoi Superkupen e Italise, zikalterit tashme janee dhe ne gjysmefinale te Kupes se Italise edhe pse per titull larg nga Napoli qe eshte shkeputur totalisht ne krye te renditjes.

Interi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra milaneze mposhti me rezultat minimal Atalantën në “San Siro” falë golit të shënuar nga Darmian në pjesën e dytë, në një ndeshje mjaft të luftuar, dhe që u zgjidh nga një episod.

Rreth 20 minuta në fushë për Kristjan Asllanin, që mori vendin e Hakan Calhanoglou në të të 72-tën, ndërsa në radhët e Atalantës Berat Gjimshiti u aktivizua titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund. Interi do të përballet në gjysmëfinale me të kualifikuarën e çiftit Juventus – Lazio, që do të luhet të enjten në mbrëmje, në Torino…

ANGLI – Newcastle është finalisti i parë i Kupës së Ligës angleze. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, bardhezinjte mundën Southampton 2-1 falë një dyshgoleshi nga Longstaff në minutat e 5-të dhe të 21-të. Nuk mjaftoi goli i Adams në minutën e 29-të për shenjtorët, tashmë të mundur 1-0 në ndeshjen e parë. Ne fund, Bruno Guimaraes doli me te kuq…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit