“Intriga, shpifje, spiunllëqe!”, trajneri kosovar i del në mbrojtje Takajt dhe Skënderbeut

8 Nëntor 2019
18:32
back button

Trajneri i skuadrës Ballkani në kampionatin kosovar, Ismet Munishi, në një postim të bërë në rrjetet sociale ku në fotografi duket me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, i ka dalë në mbrojtje. Të dy janë takuar në Therandë: “Ky burrë këtu, Tan Takaj dhe skuadra e Skënderbeut kanë bërë diçka që asnjë skuadër as president klubi Shqiptar nuk ja bërë me parë.

Por siç dimë vetëm ne shqiptarët të shkatërrojmë, shkatërruam lokomotivën e futbollit mbarëkombëtar, me intriga, shpifje e spiunllëqe.

Forca Skënderbeu se do të dalësh fitimtar si gjithmonë”, shkruan Munishi në profilin e tij në facebook.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit