“Empoli krijon probleme për të gjithë, por djemtë ishin shumë të mirë. Në pjesën e parë e lëvizëm topin pak ngadalë, por pastaj e rritëm ritmin e lojës. Është një fitore e shkëlqyer, që e donin me gjithë forcën tonë”. Simone Inzaghi duartroket Interin e tij, pas fitores 3-0 në Empoli.
“Lautaro? Do të jetë gjithmonë zgjidhje, kurrë problem për Interin. Një sulmues jeton për momentet specifike, e mbajta në lojë sepse doja që ta merrte këtë kënaqësi. Jam i lumtur për të, për Frattesin që shënoi dy gola dhe gjithë ekipin.
Kjo fitore, si përgjigje për Conte? Është një përgjigje për veten, sepse në këto dy ditë e gjysmë kisha një përzierje emocionesh të çuditshme brenda meje, – vazhdoi Inzaghi. – Duke parë ndeshjen që luajtëm të dielën, kishte diçka që nuk më pëlqeu.
Merituam më shumë se barazimi ndaj Juves, por ky është futbolli. Po luajmë çdo 2-3 ditë dhe kjo na kufizon paksa, duhet të bëhemi gati për ndeshjen e katërt radhazi pa pushim. Frattesi kishte luajtur tri ndeshje para derbit italian, fatmirësisht Zielinski na dha një dorë”.
Për debutimin e Palacios: “Ai erdhi dy muaj më parë, po punon shumë dhe mirë. Do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, tani duhet të mësojë nga shokët e tij. Me siguri do të na japë kënaqësi”.