Inzaghi i përgjigjet Sacchi: Kemi pikëpamje të ndryshme për Interin, i kënaqur me atë që po bëjmë

3 Tetor 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Benfica në Champions League, trajneri i Interit, Simone Inzaghi iu përgjigj edhe një pyetjeje mbi fjalët e Arrigo Sacchi, i cili pas fitores së Lautaro dhe shokëve të tij ndaj Salernitana, tha se zikaltrit bazohen vetëm në individualitetin e tij:

“Me Sacchi kemi pikëpamje të ndryshme për Interin, secili e sheh atë në mënyrën e vet. Unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë me djemtë. Në dy vite e gjysmë kemi bërë gjëra të shkëlqyera. Iu premtojmë tifozëve tanë se gjithmonë do të japim gjithçka në fushë”.

Fjalët e Sacchi – “Edhe nëse rezultati është ndoshta i ekzagjeruar, fitorja e Interit në Salerno ishte gjithashtu e merituar. Skuadra e Inzaghit mbështetet shumë tek individualiteti dhe kur lojtarët e mëdhenj hynë në fushë, pasi kishin mbetur jashtë, duke menduar për sfidën e Champions League kundër Benfica, ne pamë se çfarë janë të aftë të bëjnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit