Inzaghi iu kundërpërgjigjet protestave të Xavit: Neve na u mohua një penallti e pastër, goli i tyre u anulua me të drejtë

5 Tetor 2022
7:39
Alfred Lleshi
back button

Interi bën autokritikë të fortë. Pas humbjeve kundër Udinese dhe Romës në kampionat, zikaltrit fituan ndeshjen e dytë radhazi në Champions League, duke mposhtur Barcelonën e Xavi në “San Siro”.

Mjaftoi një gol nga Calhanoglu vetëm pak çaste nga pushimi mes dy pjesëve për të fituar të gjitha aksionet dhe vendin e dytë në Grupin C, pas Bayern Munich. Në fund të takimit, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, analizoi suksesin ndaj katalanasve në mikrofonat e “Mediaset”:

“Skuadra ka bërë një ndeshje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari shumë të fortë, me shumë cilësi. Ne vuajtëm, por ishim mirë në fushë, fituam një ndeshje të rëndësishme. Jam shumë i lumtur për lojtarët, klubin, tifozët që ishin më shumë se 70 mijë. Nuk ndodh shpesh ta mposhtim Barcelonën.

Fitore e papritur? Jo, e thashë dje se ishte një mundësi e shkëlqyer kundër një ekipi të klasit botëror. Ne luajtëm lojën që duhej të luanim, të keqe, konkurrues, të vendosur, vetëm që të fitonim ndaj Barcelonës. E kishim pritur shumë gjatë këtë mbrëmje, jam i lumtur për djemtë, klubin, tifozët. Duhet të jetë vetëm fillimi, asgjë nuk është bërë. Një mbrëmje e rëndësishme që do të mbetet”.

Pas rezultateve zhgënjyese të periudhës së fundit, suksesi ndaj Barcelonës mund të jetë pikë kthese për Interin. Inzaghi nuk është i pabalancuar: “Do ta shohim, është një shenjë e bukur. Nuk kemi bërë asgjë, kemi mundur një ekip të nivelit të lartë me sakrifica dhe garë, mund të kemi edhe mbrëmje të tilla. Mund të jetë fillimi, tani duhet t’i japim vazhdimësi kësaj fitoreje”.

Trajneri zikaltër hoqi disa “guralecë nga këpucët” pas kritikave të marra në periudhën e fundit: “Dëgjoj dhe nuk dëgjoj, shikoj lojtarët e mi. Nuk e merituam humbjen kundër Romës, dua vetëm përgjigjet nga lojtarët. Zgjedhjet sonte rezultuan të ishin të sakta, por do të kisha bërë gabime në rast barazimi. Kjo është pjesë e punës”.

Në konferencën për shtyp, Inzaghi foli për rëndësinë e suksesit të Interit të tij në funksion të angazhimeve të radhës: “Kjo fitore të jep vetëvlerësim ndaj një kundërshtari të tillë. Na duhej, por e dimë që nuk kemi bërë asgjë. Ditët e fundit isha mjaft i qetë, sepse të shtunën kisha parë gjëra të mira nga ekipi. Në 48 orë, organizimi i një ndeshjeje të rëndësishme në një mënyrë kaq të thjeshtë ishte një shenjë e mirë”.

Trajneri i zikaltërve i përgjigjet Xavit pas protestave të trajnerit të Barcelonës gjatë dhe në fund të ndeshjes: “E pashë Xavi para dhe pas lojës, ai është një trajner dhe person i madh. Ai iu referohet vendimeve që nuk i kam parë. Neve na është mohuar një penallti e pastër për pozicion jashtë loje në 0-0. Goli i tyre, nga ana tjetër, ishte krejtësisht e drejtë për t’u anuluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit