Inzaghi: Mëkat humbja, por nuk do të gjejmë gjithmonë Courtois përballë! Ju shpjegoj pse nxorra Lautaro dhe mbajta Dzeko

16 Shtator 2021
1:32
Telesport
back button

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, komenton humbjen kundër Real Madridit: “Duhej t’i kushtonim më shumë vëmendje. Na vjen shumë keq sepse patëm një lojë të shkëlqyer. Ekipi bëri shumë mirë në fushë. Le të vazhdojmë me idetë dhe konceptet tona , sepse ne mund të marrim kualifikimin”.

“Ne krijuam shumë shanse. Duhet thënë se gjetëm një portier që doli të ishte më i miri në fushë.

Për fat të mirë ne nuk do ta gjejmë gjithmonë Courtois, ai ishte shumë i mirë dhe në 2-3 raste e tejkaloi veten.

Jam shumë krenar për performancën, ka zhgënjim me rezultatin. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë kështu, por me këto koncepte mund të shkojmë larg “.

Për zgjedhjen e sulmuesve: “Të dy sulmuesit kishin luajtur të dielën. Lautaro kishte një karton, nuk pashë rreziqe të mëdha dhe preferova ta mbaja Edin Dzeko në fushë. Ka keqardhje të madhe vetëm për rezultatin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit