Inzaghi në qiellin e shtatë: Do të kisha hedhur firmën te kjo ecuri! Mbi Napoli dhe Milan mund t’iu them se…

21 Nëntor 2021
21:33
Telesport
back button

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka ndërhyrë në mikrofonat e Inter TV pas fitores 3-2 ndaj Napolit. Këto janë deklaratat e tij pasi skuadra me ne fund ka fituar nje ndeshje me ekip te madh!

“Sot dhamë një përgjigje për rezultatin, por për paraqitjet që kemi bërë meritonim diçka tjetër edhe në ndeshjet e mëparshme. Ishte një ndeshje e shkëlqyer ndaj një ekipi shumë të fortë”.

Napoli është një ekip që po bënte shumë mirë.
“Nuk ka dyshim se ata janë shumë shumë të fortë dhe në fakt ata kishin gjithsej 10 fitore dhe 2 barazime… Ata u treguan të mrekullueshëm, por sot Interi e dinte se çfarë po bënte dhe çfarë donte duke meritar fitoren”.

Interi është gjithashtu një grup i madh.
“Po, jam dakord. E them këtë si për ata që kanë luajtur, për ata që kanë hyrë dhe për ata që e kanë merituar sepse të gjithë stërviten në maksimum. Le të vazhdojmë, jam i kënaqur me paraqitjet individuale dhe fitoren e rëndësishme që i dhamë tifozëve tanë. Tani të mërkurën se kemi një ndeshje po aq të rëndësishme”.

Disa lojtarë po rriten dhe po gjejnë njëri-tjetrin.
“Po, po rikuperojmë forcën dhe energjinë, por mund të jemi edhe më mirë. Dzeko, Barella, Bastoni nuk ishin në maksimumin e tyre, Correa, i cili bëri shumë mirë, ndjeu një dhimbje, Sanchez dhe De Vrij janë jashtë. Le të shpresojmë që ata mund të rikuperohen pas ndeshjeve që kanë luajtur me ekipet kombëtare”.

Çfarë mund të bëjë Interi për të përmirësuar më shumë?

“28 pikë pas 13 ndeshjesh, 7 pas 4 ndeshjesh në Champions League. Do të firmosja edhe pse na mungojnë disa pikë”

Kunder cilit ekip do të kandidoni për Scudetton?

“Milani dhe Napoli takuan një Inter të madh, sonte ne dolëm më mirë se në derbi, veçanërisht në menaxhimin e topit. Por, si Milani dhe Napoli kane bere nje ecuri fantastike dhe duhet pranuar kjo gje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit