Inzaghi: Një episod i rëndë vendosi ndeshjen. Nuk duhet të përsëritet

16 Tetor 2021
20:58
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka komentuar humbjen 3-1 të pësuar në Olimpico kundër Lazio-s.

Në lidhje me episodin e golit të dytë, që solli edhe sherrin mes dy ekipeve:

“Kur Lautaro ka gjuajtur nuk ka vënë re se Dimarco ishte në tokë. Në atë aksion kemi humbur ndeshjen dhe mendjen. Ka qenë një episod i rëndë që ka vendosur ndeshjen, por duhet të përmirësohemi, nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë trajneri i Inter-it.

“I shqetësuar pas kësaj ndeshje? Jam i shqetësuar për rezultatin, edhe pse ka qenë humbja e parë. Por paraqitja ka qenë e mirë kundër një skuadre të mirë si Lazio. Kemi gabuar duke kthyer në lojë Lazio-n me penalltinë e Immobile-s”.

Në lidhje me pritjen e bukur të ish-tifozëve:

“Ka qenë një emocion i madh. Shpresoja te një pritje e tillë, tifozët e dinë sa e rëndësishme ishte për mua kjo ndeshje dhe atë që kam dhënë në këto 21 vite”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit