Inzaghi paralajmëron largimin e yllit të Lazios

27 Korrik 2019
20:57
back button

E ardhmja e Milinkovic-Savic është ende në ajër. Serbi që shkëlqeu prej disa sezonesh në Seria A është shndërruar prej kohësh në objektivin e merkatos për shumë ekipe gjigante të Europës, veçanërisht për Manchester United që e konsideron si zëvendësuesin më të mundshëm të Paul Pogba, dhe askush nuk mund të sigurojë nëse mesfushori do të qëndrojë ose jo te Lazio për sezonin e ardhshëm.

Madje edhe vetë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka paralajmëruar mundësinë që serbi të largohet nga bardhekaltërit, ndonëse do të preferonte ta kishte në kontingjent. “Nëse një ofertë e rëndësishme do të mbërrijë, atëherë klubi do ta marrë në konsideratë largimin e tij, për të vendosur më pas për shitjen ose jo të lojtarit”, deklaroi trajneri Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit