Inzaghi “përqafon” sërish Thuram dhe Acerbi, “regjia” i besohet Asllanit edhe ndaj Genoa

1 Mars 2024
10:13
Alfred Lleshi
back button

Interi rifillon stërvitjen pas ditës së pushimit, për shkak të ndeshjes së shtyrë të së hënës në mbrëmje kundër Genoa në “San Siro”. Për Simone Inzaghin tashmë ka dy lajme të mira: Acerbi dhe Thuram do të rikthehen në dispozicion të tij.

Mbrojtësi, i rikuperuar nga një tendosje muskulore në shputën e tij, dhe sulmuesi, i cili kishte pësuar një zgjatje të kofshës së djathtë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid, të enjten. Vetëm të lënduarit janë në punë në “Appiano”, ata kanë shtuar ngarkesën, duke dhënë përgjigje pozitive për kushtet e tyre dhe për këtë arsye do të rifillojnë punën me ekipin.

Acerbi, i munguar në ndeshjen kundër Romës më 10 shkurt, mund të rifitojë vendin e tij në treshen e pasme (ku do të mungojë Bastoni i pezulluar). Krahas Lautaros, në sulm ka më shumë gjasa të luajë Sanchez se Arnautovic.

Histori ndryshe për Calhanoglu, me tendosje në aduktorin e kofshës së djathtë. Pas Atalantës, turku do të mungojë edhe ndaj Genoa, për t’u bërë sërish i disponueshëm kundër Bologna, edhe nëse Inzaghi dëshiron ta ketë në top-formë për kthimin ndaj Atletico Madridit.

Në vend të tij nuk do të lëvizë Asllani, nga i cili trajneri i zikaltërve po merr përgjigje të shkëlqyera. Shqiptari pozicionohet në “dhomën e kontrollit”, mes Barella-Mkhitaryan. Ndeshja ndaj Bologna është gjithashtu në pikëpyetje për Frattesin, që ka vetëm një kontrakturë.

Të enjten ai nuk ndjeu dhimbje dhe për këtë arsye nuk ishte e nevojshme t’iu nënshtrohej analizave të hollësishme mjekësore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit