Inzaghi: Të shohim nëse do ta aktivizoj apo jo në të ardhmen

1 Shkurt 2023
9:29
Telesport
back button

Mbrojtësi Milan Skriniar do të qëndorjë tek Interi deri në fund të këtij sezoni, për t’u larguar më pas me koston zero drejt PSG-së. Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me shumë lajme kontradiktore në lidhje me të ardhmen e lojtarit, që dje, në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës (Inter fitoi 1-0) nuk luajti.

Trajneri Simone Inzaghi, ka sqaruar këtë zgjedhje dhe foli për të ardhmen e Skriniar: “Ndaj Atalanta nuk doja ta akzivizoja për ta lënë të qetë. Me Skriniar nuk kam asnjë problem. Deri më 30 qershor ai është një lojtar i Interit”.

Për mua mbetet një futbollist profesionist dhe më pas do të vendos nëse do ta aktizoj apo jo. Do të vendos se si do të veproj me të, si do ta menaxhojmë situatën e tij”, u shpreh Inzaghi, që duket se do t’i tregojë më shpesh stolin mbrojtësit sllovak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit