Ironia e Guardiolës: Urime Liverpool, jeni kampionë!

15 Shtator 2019
13:46
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka qenë mjaft nervoz pas ndeshjes së humbur me Norwichin në transfertë me rezultatin 3-2. Tekniku spanjoll ka ironizuar dhe në lidhje me pyetjet e gazetarëve për distancën prej 5 pikësh me Liverpoolin. 

“Pesë pikë pas Liverpoolit, po 5 pikë, por jemi në shtator. Çfarë po mendoni të bëj? Të them që në shtator urime Liverpool, ju jeni kampionët? Nuk kam asnjë dyshim për lojtarët e mi në asnjë sekond”, – tha spanjolli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit