“Isco duhet të shitet!” Reali e ka vendosur: ja çmimi i spanjollit

24 Korrik 2021
19:30
Telesport
back button

Real Madrid duhet të hollojë skuadrën. Ditët e fundit, blancos kanë lëvizur për të qenë në gjendje të shesin apo largojnë lojtarët jashtë projektit: siç raportohet nga AS Isco është një nga ata lojtarë që do të shiten në afatin kalimtar të verës.\

Nevoja për të zvogëluar sasinë e pagave (spanjolli merr 7 milion euro neto në sezon) është thelbësore.

Për më tepër, klubi i drejtuar nga Florentino Perez nuk ka ndërmend të humbasë lojtarin në një transferim falas sezonin e ardhshëm: 18 milion euro do të duhen për të bindur Realin të shesë Isco, vlerësimin aktual të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit