Isco refuzon të peshohet!

21 Mars 2019
10:54
back button

Sezoni i mesfushorit Isco deri tani ka qenë shumë negativ. Marrëdhënia e spanjollit me trajnerin e Real Madridit, Santiago Solari, ishte mjaft e keqe, ndaj rikthimi i Zinedine Zidane duket si shpëtim për një futbollist që mbetet ende ndër më të vlerësuarit në Spanjë.

Zidane e vlerëson shumë dhe jo rastësisht e ktheu në formacion në ndeshjen e fundit, ku Isco gjeti edhe golin. Gjithçka perfekte, ose pothuajse e tillë, sepse sipas mediave në Spanjë Isco ka ende një problem të vogël.

Mesfushori është ende mbi peshë, një nga arsyet e konfliktit që kishte me Solarin. Edhe pse Zidane e ka ringjallur, Isco është ende larg formës perfekte dhe emisioni El Chiringuito de Jugones zbulon se tashmë ish-futbollisti i Malaga-s refuzon të peshohet.

Para pak muajsh thuhej se Isco ishte 7 kilogramë mbi peshë, ndërsa tani ka rënë disi, por është sërish 4-5 kilogramë mbi peshë. Kjo bën që Isco ta ketë tmerr peshoren dhe refuzon kërkesat e stafit të Zidane që të peshohet.

Natyrisht, është një problem që zgjidhet lehtë: Isco duhet të zbresë 3-4 kilogramë në peshë, urgjentisht, për të shmangur krisjen me Zidane. Para pak kohësh Isco shkoi deri aty sa për të përgënjeshtruar zërat se ishte dukshëm mbi peshë, postoi një foto në Instagram, duke pyetur tifozët: "A jam i shëndoshë?".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit